Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Po ndahemi nga një njeri me të cilin kemi ndarë idealet, kujtimet, angazhimet dhe ëndrrat e një brezi të tërë
Lajme Lokale

Po ndahemi nga një njeri me të cilin kemi ndarë idealet, kujtimet, angazhimet dhe ëndrrat e një brezi të tërë

adminBy adminNovember 23, 2025Updated:November 23, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Të nderuar familjarë, miq, bashkëveprimtarë, bashkëfshatarë e bashkëqytetarë!

Sot, me zemra të rënduara, kemi ardhur t’i japim lamtumirën një shoku tonë të paharruar – Nijazi Ramadanit.

Për ne, që e kemi njohur që në rininë e hershme, kjo humbje është e dhembshme, sepse po ndahemi nga një njeri me të cilin kemi ndarë idealet, kujtimet, angazhimet dhe ëndrrat e një brezi të tërë.

Ne e njohëm Nijaziun si djalë të ri e modest nga Kokajt, i përkushtuar pas leximit, librave, por gjithnjë i gatshëm për shoqëri, për bisedë, për ide të reja. Qysh atëherë, ai spikaste me fjalën e tij të etur, me mendjen e kthjellët, me sjelljen fisnike dhe me guximin për t’u përballur me çdo padrejtësi.

Rinia jonë nuk ishte e lehtë. Ishte kohë sfidash, kohë kur duhej zë, kur duhej qëndresë. Dhe Nijaziu ishte aty – i qetë në natyrë, por i palëkundur në qëndrim. Për veprimtarinë e tij kombëtare, ai u përball me ndjekje, presione e burgim, pavarësisht se ende në moshë fëmijërore. Ai ishte prej atyre që nuk kërkonin lavdi, por e ndjente se duhej lënë gjurmë veprimtarie.

Pastaj, me kalimin e viteve, Nijaziu vazhdoi të rritej në fjalë, në krijimtari dhe në ndikim. Ai u bë poet i dashur, gazetar i respektuar, studiues i përkushtuar, krahas punë së tij si edukator e mësimdhënës. Nuk është se e kemi ndjekur në detaje gjithë veprimtarinë e tij, por e dinim se ai nuk po shkruante vetëm letra – por ai po shkruante frymën e kohës sonë, frymën e brezit tonë. Ne të gjallët mund të shpresojmë se do të bëjmë  ende pjesën tonë të borxhit, por Nijaziu ka përmbushur shumë zbrazëtira, ndonëse ai mund të jepje edhe më, sikur sëmundja e jeta të priste pak më gjatë.

Intelektualiteti dhe krijimtaria shpirtërore e letrare, poezitë, romanet, publicistika e gjerë, kritikat – të gjitha flasin për të njëjtin njeri që ne e kemi njohur: të ndjeshëm, të sinqertë, të drejtë, të përkushtuar. Njeriu që e donte këtë tokë, këtë kulturë, dhe që e ndjente si detyrim moral ta mbrojë e ta lartësojë atë. Sot  trupi yt Nijazi i është kthyer rrënjëve, vendlindjes sate të dashur, së cilës ti i kushtove edhe një monografi, si një kujtesë, si një monument, si një dëshmi e përkushtimit tënd. Unë sot jam për herë të dytë në vendlindjen tënde, ndërsa për herë të parë isha bashkë me ty e shokët tjerë, atëherë kur kishim vendosur të vepronim së bashku, në kohën e viteve të tetëdhjeta, kur ti Isa dhe Nexhati kishit barrën e mikpritësve për të gjithë ne.

Por sot, për ne shokët e tu, më shumë se çdo titull, më shumë se çdo vepër, rëndon kujtimi i njeriut. Ai i një shoku. Që ndan hallin me ty, që të përkrahte në mundësitë e tij e që të kuptonte. Ishe njeri zemërgjerë, dhe kjo është ajo që mbetet përgjithmonë.

Nga zbrazëtia e largimit tënd Nijazi do të na ngushëlloj vepra që le pas, veprat që do të jetojnë  shumë më gjatë se ne dhe kujtimet që nuk do t’i zbehë koha.

Nijazi modestia jote duhet çmuar, po ja që ne si shoqëri sikur nuk i japim vëmendjen dhe çmimin që duhet të ketë, por sikur e  konsiderojmë si dobësi, sepse për ty në shenjë respekti  e nderimi, më e pakta do të do të duhej të bëhej, do të ishte një mbledhje përkujtimore qoftë nga shkolla, ku ke derdhur djersë e shpërndarë dije,  qoftë nga dega e Shoqatës së Shkrimtarëve, ku ke lënë një duzinë e larmi veprash si dhe institucionet komuna, apo të gjitha së bashku.

Nijazi, shoku ynë, ne shokët tu, të degdisur nga jeta, sot nuk jemi këtu shumë në numër si dikur, por unë po e marr të drejtën që në emër të tyre të të falënderojmë për rrugën që kemi bërë bashkë, për kohët e mira e të vështira, për idealet që kemi ndarë dhe për dritën që ke lënë pas. Ne do të të kujtojmë gjithmonë me respekt, me mall dhe me mirënjohje.

Qoftë i përjetshëm kujtimi yt dhe i lehtë qoftë dheu i vendlindjes -Atdheut ku do të prehesh.

Lamtumirë, Nijazi, shoku i rinisë sonë!

Ngushëllime familjes së ngushtë e të gjerë, kolegëve, miqve e gjithë juve të pranishëm!

Kokaj, 23.11.2025

Nga: Nevzad Isufi – /Fjala e lamtumirës në varrimin e Nijazi Ramadanit/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.