Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ka ndërruar jetë Nijazi Ramadani, krijues letrar, gazetar, publicist e mësimdhenës
Kulturë

Ka ndërruar jetë Nijazi Ramadani, krijues letrar, gazetar, publicist e mësimdhenës

adminBy adminNovember 23, 2025Updated:November 23, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ka ndërruar jetë Nijazi Ramadani, shkrimtar gjilanas, botoi libra me poezi, prozë, roman e dramë, ishte njohës i mirë i teatrit, i dalluar me kritikën e tij në këtë fushë. Po ashtu i vlerësuar edhe në fushën publicistike e gazetareske. Një pjesë të jetës së tij ia kushtoi edhe fushës së arsimit ku punoi si mësimdhënës. (së fundi punoi në shkollën “Mulla Idris Gjilani”, Velekincë, Gjilan).

Nijazi Ramadani lindi më 14 shkurt 1964 në Kokaj të Gjilanit. Arsimin fillor e ndoqi në vendlindje dhe më pas në Pogragjë, ndërsa shkollën e mesme e përfundoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në drejtimin Matematikë-Teknikë. Studimet universitare i vijoi në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua në programin Matematikë–Informatikë (AKM, Bachelor), me temën “Teorema e Talesit”.

Ramadani ishte aktiv në shumë fusha, dhe veçojmë edhe atë të drejtimit të Shtëpisë Botuese “Rrjedha” si dhe editoi revistën “Ushtima e maleve”.

Ndërsa sa i përket krijimtarisë së tij letrare, përfshirë këtu poezinë, prozën, dramën e romanin, por edhe studimet e tija dhe kritikën letrare e të teatrit, por edhe të artit pamor, kujtojmë se ai, për punën e tij në këtë fushë u vlerësuar edhe me çmime të ndryshme brenda e jashtë Kosovës.

Pra, ai gjatë angazhimit të tij të palodhshëm, ka botuar poashtu recensione, vështrime, artikuj, ese, trajtesa e shkrime të angazhuara hulumtuese në revista e ndryshme shqiptare dhe jashtë vendit, duke trajtuar në to çështje të ndryshme sociale, kulturore, e të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime e tij janë përkthyer në gjuhë të tjera. Ndërsa, për veprat e tija kanë shkruar shumë autorë në mediume të shumta.

Me shkuarjen e tij në amshim, Gjilani, por edhe Kosova ka humbur një penë të mprehtë të letrave shqipe që do t’i jepte edhe më shumë krijimtarisë së gjithmbarshme shqiptare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.