Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Gjykata Themelore në Gjilan dënon me 25 vjet burgim të akuzuarin V. S. për veprën penale vrasje të rëndë
Kronikë

Gjykata Themelore në Gjilan dënon me 25 vjet burgim të akuzuarin V. S. për veprën penale vrasje të rëndë

adminBy adminNovember 14, 2025Updated:November 14, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V. S. dhe F. M., për veprat penale vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll të armëve dhe dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Me datë 07.11.2024, rreth orës 14:00 h, i akuzuari V. S. në Gjilan, në rrugën ,,Mërgimtarët e
Gjilanit”, në parkingun e objektit banesor ,,Gëzimi 3”, përball lokalit berber shop ,,Donisi”,
me dashje e në shenjë hakmarrje për shkak të një konflikti fizik të ndodhur para dy viteve,
e ka privuar nga jeta tani të ndjerin S. O., nga fshati Vërbicë, Komuna e Gjilanit, në atë
mënyrë që me të arritur me biçikleta të pandehurit V. S. dhe F. M., përballë lokalit berber
shop “Donisi”, aty i pandehuri V. e vëren të ndjerin S., i cili ishte duke hyrë në veturë, me ta
vërejtur përnjëherë e repetit revolen e prodhimit “Zoraki”, modeli M-917-T, e kalibrit 9×17
mm, me numër serik A3YZR16YS01-2303343, i ofrohet afër dhe me një predhë e godet të
ndjerin S., në anën e pasme të shpinës (komblikut), me ç’rast i ndjeri rrëzohet në tokë, e
derisa ishte i rrëzuar, ofrohet i pandehuri V., e godet dy herë me grusht dhe një herë me shqelm, e më pas të pandehurit me shpejtësi largohen në drejtim të panjohur, derisa i
ndjeri S. O. ndërron jetë.

Në kohë të papërcaktuar e deri me datë 12.11.2024, rreth orës 18:20 minuta, në Gjilan, ka
mbajt në pronësi në mënyrë të paautorizuar armë zjarri dhe atë një revole e prodhimit
“Zoraki”, modeli M-917-T, e kalibrit 9×17 mm, me numër serik A3YZR16YS01-2303343, në
atë mënyrë që pasi arrestohet i pandehuri Valmir, i njëjti e dorëzon pistoletën e lartcekur,
me ç’rast sekuestrohet nga Policia e Kosovës.

Më këto veprime i pandehuri V. S. ka kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në
pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin
Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari F. M. nga data 07.11.2024 e deri më datë 12.11.2024, në Gjilan, në vende të
ndryshme me dashje ka ndihmuar të pandehurin V. S. në fshehjen – mos zbulimin e kryesit
të veprës penale të vrasjes së rëndë, në atë mënyrë që edhe për kundër asaj që ishte
prezentë kur i pandehuri V., shtënë një herë me revole në të ndjerin S. O., e të cilin edhe e
godet me grusht dhe shqelm derisa tani i ndjeri ishte i rrëzuar në tokë, dy të pandehurit së
bashku me biçikleta në shpejtësi largohen nga vendi i ngjarjes, shkojnë në shtëpinë e pa
banuar i lënë biçikletat, dalin së bashku hipin në një taksi, shkojnë tek rrethi i spitalit
rajonal, aty zbresin e më pas hipin prapë në një taksi tjetër dhe shkojnë në drejtim të fshatit
Livoç i Ultë, me ç’rast aty rrinë të fshehur deri me datë 12.11.2024, kur dorëzohen në polici,
në këtë mënyrë i pandehuri F., e ka ndihmuar të pandehurin V. në fshehjen e tij.

Me këto veprime ka kryer veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave
penale, vepër e sanksionuar me Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarin
V. S. për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të
paautorizuar të armëve, i shqipton dënim unik në kohëzgjatje prej 25 (njëzetë e pesë)

vitesh burgim, ndërsa të akuzuarin F. M., për veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas
kryerjes së veprave penale, i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vitesh.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim të veçantë me të cilin i vazhdohet masa paraburgimit të
pandehurve V. S. dhe F. M., derisa ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, por jo më gjatë se
dënimi i shqiptuar.

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij Aktgjykimi, pas pranimit të të
njëjtit në Gjykatën e Apelit./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026

Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku

October 9, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

By adminOctober 16, 2026

Shkruan: Isuf Bajrami Ka momente në histori kur e kaluara nuk mbetet më në…

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026

Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.