Sot, në moshën 74-vjeçare, ka ndërruar jetë Sami Devaja.
“Në këto çaste të rënda pikëllimi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Sami Devaja, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka thënë në ngushëllimin e tij, Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë.
Postimi i plotë:
E nderuara familje Devaja,
Në këto çaste të rënda pikëllimi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Sami Devaja, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Largimi i Samiut është një humbje e dhimbshme për të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar, por kujtimi për të do t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje.
Ngushëllime!
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë


