Kryetari i Kominës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Mbrotje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmanin. ka vizituar Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, duke parë nga afër pajisjet e reja që tashmë i kanë në dispozicion, të cilat janë donacion nga një mërgimtar në Zvicër,
Ai ka thënë se zjarrfikësit janë heronjtë tanë.
“Me këta profesionistë të guximshëm biseduam për punën e përditshme, sfidat në terren dhe përkushtimin me të cilin i shërbejnë qytetarëve, shpesh duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Nga afër pamë edhe pajisjet e reja që tashmë i kanë në dispozicion, përfshirë pompat e dhuruara si donacion nga një mërgimtar në Zvicër, të cilin e falënderojmë përzemërsisht për këtë ndihmë të çmuar”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai theksoi se ka folur me ta për aneksin e ri të objektit, i cili ua ka përmirësuar kushtet e punës.
“Jemi mirënjohës për angazhimin që tregojnë në çdo rast emergjent”, ka thënë kryetari i Gjilanit./Gjilani INFO/







