Hyseni vazhdon me vizitat në bisnese të ndryshme
/Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Bashkë me kandidaten për asamble Leonora Morina Bunjaku vizituam kompaninë FLORA Rehau.
FLORA Rehau është një kompani shumë e suksesshme në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve prej PVC dhe alumini. Një pjesë e madhe e prodhimit të tyre shkon për eksport, duke e bërë këtë biznes një shembull të mirë të punës cilësore dhe përkushtimit vendor.