Zhegra legjendare sonte na priti me zemër plot e me përkrahje të jashtëzakonshme!
Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Fryma e qeverisjes së mirë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbretëron në këtë fshat të mrekullueshëm, të cilin e vizituam bashkë me zëvendëministren Liza Gashi, me Luan Aliun e Lëvizjes dhe me Bajram Isufin, kandidat i listës sonë fituese për Asamble.
Zhegra, me historinë dhe shpirtin e saj të madh, na e konfirmoi se e ardhmja është në duar të sigurta dhe na e dha besimin e palëkundur për të ecur bashkë.
Jemi BASHKË dhe të dielën fitojmë me të parën!













