Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Banorët dhe lagjet e Kravaricës do t’i përkrahim me projekte dhe vizion
Në fshatin Kravaricë u pritëm ngrohtë dhe me respekt nga familjet e Hajredin dhe Beqir Shaqirit, bashkë me kandidatët e listës sonë fituese për Asamble, Astrit Sherifi dhe Kushtrim Ibrahimi.
Kravarica është harruar nga qeverisjet e kaluara, pa asnjë projekt e pa asnjë investim. Ne do ta kthejmë vëmendjen e shtuar aty dhe në secilin fshat që kurrë s’ka përjetuar punë të mira.
Banorët dhe lagjet e Kravaricës do t’i përkrahim me projekte dhe vizion.
Jemi BASHKË që secili fshat i Gjilanit tonë të zhvillohet fuqishëm.













