Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Koha e papërgjegjësisë politike ka mbaruar, po vjen koha e përgjegjësisë, e llogaridhënies dhe e ndryshimit të domosdoshëm
Lajme Lokale

Koha e papërgjegjësisë politike ka mbaruar, po vjen koha e përgjegjësisë, e llogaridhënies dhe e ndryshimit të domosdoshëm

adminBy adminOctober 3, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit

Koha e papërgjegjësisë politike ka mbaruar. Po vjen koha e përgjegjësisë, e llogaridhënies dhe e ndryshimit të domosdoshëm

Qytetarët e Gjilanit janë të detyruar të marrin rrugën afro 3 kilometra larg qytetit, vetëm për të kryer shërbimet e tyre bazike në administratën komunale!

Ky është realiteti absurd që e ka krijuar pushteti aktual, duke e zhvendosur administratën komunale në objektin e Shkollës së Agrobiznesit në Lagjen e Vishnjeve.

Ky vendim i pamatur po rëndon xhepin e qytetarëve, të cilët çdo ditë shpenzojnë kohë e para shtesë për të arritur atje. Nuk janë vetëm qytetarët, por edhe vetë zyrtarët komunalë që ndihen të fyer dhe të indinjuar nga kjo papërgjegjësi, pasi u është shtuar kostoja për të shkuar në vendin e punës.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kemi ankesa të ashpra nga qytetarët, që tash e dy javë nuk po arrijnë të kryejnë asnjë shërbim në drejtoritë përkatëse, veçanërisht në Drejtorinë e Kadastrit, për shkak të kushteve të mjerueshme për punë.

Dhe ndërkohë që qytetarët vuajnë, dhe bashkë me zyrtarët paguajnë kosto shtesë për të shkuar çdo ditë në punë dhe për të kryer shërbime, kryetari i komunës po kujdeset vetëm për komoditetin e vet.

Ai, në vend se të mendojë për qytetarët, po ushtron presion të vazhdueshëm mbi institucionet e trashëgimisë kulturore dhe mbi drejtorinë e shëndetësisë, vetëm e vetëm për t’i siguruar vetes një zyrë luksoze në zemër të qytetit.

Ky është kulmi i egoizmit politik që qytetarët të lihen rrugëve, ndërsa pushteti shikon vetëm akomodimin e tij.

Ky është modeli më i qartë i një qeverisje që nuk mendon aspak për qytetarët, që nuk pyet për hallet e tyre, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për buxhetin dhe kohën e njerëzve të këtij qyteti.

Ne e themi qartë dhe ky është zotimi ynë premtues që puna jonë e parë do të jetë që kjo padrejtësi do të marrë fund. Që në muajin e parë të qeverisjes sonë, e gjithë administrata komunale do të rikthehet në zemër të qytetit, aty ku i takon të jetë afër qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Gjilani nuk do të qeveriset më nga njerëz të dështuar, që pushtetin mendojnë si privilegj personal, dhe jo si shërbim ndaj qytetarëve.

Koha e papërgjegjësisë politike ka mbaruar. Po vjen koha e përgjegjësisë, e llogaridhënies dhe e ndryshimit të domosdoshëm.

Ju do ta keni një qeverisje që punon për ju, jo kundër jush.

Dhe këtë ndryshim do ta bëjmë të gjithë bashkë, të besatuar për Gjilanin tonë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.