Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Bizneset eksportuese janë vlera e vërtetë e qytetit tonë
Takimet me bizneset e suksesshme i vazhduam tek kompania Luki Plast, ku u pritëm nga pronari Artan Ramadani
Bashkë me kandidatin për Asamble, Astrit Sherifi, vizituam këtë kompani që ndër vite merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika, ka mbi 15 punëtorë dhe një pjesë të produkteve i eksporton edhe jashtë vendit.
Biznese të tilla janë vlera e vërtetë e qytetit tonë – krijojnë punësim, zhvillim dhe e bëjnë Gjilanin më konkurrues.
Bashkë për Gjilanin!









