Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Jemi të lumtur që në qytetin tonë kemi biznese kaq të suksesshme, që krijojnë vende të shumta pune
Takimet me biznese i vazhduam tek familja Mustafa, të cilët udhëheqin dy super kompani: Flexograf dhe Metal Group.
Bashkë me kandidatin për asamble Andi Shkodra, u pritëm nga pronari Bujar Mustafa, ku pamë nga afër dy kompani të jashtëzakonshme, konkurrente jo vetëm në tregun vendor por edhe në atë ndërkombëtar.
Jemi të lumtur që në qytetin tonë kemi biznese kaq të suksesshme, që krijojnë vende të shumta pune dhe janë krenaria e Gjilanit.


