Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit
Besimi qytetar na jep forcë dhe na siguron se jemi në rrugën e duhur drejt rishkrimit të historisë në Gjilan
Ishim në Llashticën heroike, në familjen e mikut tonë të çmuar Artan Cani, kandidat për Asamblenë Komunale me numrin 16.
Një pritje e jashtëzakonshme, një atmosferë e sinqertë dhe shumë biseda të hapura me banorët e kësaj ane që gjithmonë kanë qenë krah nesh.
Artani është një djalë i përkushtuar, profesionist e humanist i veçantë, i gatshëm të japë kontribut të madh për Gjilanin tonë, dhe jam krenar që është pjesë e ekipit tonë fitues.
Mirënjohje të veçantë për familjen Cani për mikpritjen dhe për të gjithë qytetarët e Llashticës për besimin dhe përkrahjen.
Ky besim na jep forcë dhe na siguron se jemi në rrugën e duhur drejt rishkrimit të historisë në Gjilan.
Bashkë, me vullnetin e secilit prej jush, do ta jetësojmë ndryshimin.
Fitorja është e juaja dhe e familjeve tuaja!
Faleminderit shumë për besimin e dhënë!




