Në Amfiteatrin e Shkollës së Muzikës në Gjilan, këtë fundjavë është realizuar me sukses programi “Youth Empowered”, i cili është sjellur për herë të parë në qytetin tonë nga Coca-Cola HBC Kosova dhe Innovation Centre Kosova (ICK), me mbështetje të Komunës së Gjilanit përmes Drejtorisë së Arsimit.
Ky aktivitet gjysmëditor është përqendruar në tema aktuale dhe të domosdoshme për të rinjtë tanë: Inteligjenca Artificiale, Aftësitë e së ardhmes, shkathtësitë e buta dhe udhëheqja.
Ndërkaq, nxënësit dhe studentët pjesëmarrës janë pajisur me certifikata digjitale nga Coca-Cola dhe ICK, dëshmi kjo e angazhimit të tyre në ndërtimin e aftësive për të ardhmen.
Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre, trajnerët, znj. Shenaj Shala, z. Valon Canhasi dhe z.Gent Shala për përvojën dhe dijen e ndarë, si dhe sponsorët e aktivitetit për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e të rinjve të Gjilanit.
“Ky është vetëm një hap i rëndësishëm drejt krijimit të mundësive më të mëdha për gjeneratat e reja të qytetit tonë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale të Aarsimit në Gjilanpër këtë ngjarje./GJILANI INFO/


