Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Shtyhet për një seancë tjetër miratimi i propozim buxhetit për vitin 2026 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2027-2028
Lajme Lokale

Shtyhet për një seancë tjetër miratimi i propozim buxhetit për vitin 2026 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2027-2028

adminBy adminSeptember 25, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, në seancën e të enjtes, e cila llogaritej se ishte e fundit për këtë mandat, ka shtyrë për një mbledhje tjetër miratimin e propozim buxhetit për vitin 2026 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2027-2028, pasi partitë opozitare (LDK, PDK) të cilat e përbëjnë shumicën në Kuvend, janë deklaruar se nuk mund të shkojnë tutje në këtë pikë, pa prezencën e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.

Paraprakisht, propozim buxhetin për vitin 2026 e ka prezantuar para anëtarëve të Kuvendit Ilmi Limoni, udhëheqës i sektorit të buxhetit në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, i cili bëri të ditur se shuma totale e buxhetit është afro 42 milionë euro (41.928.924), apo 5.09 për qind më shumë se buxheti i vitit paraprak.

Ndërkaq, shefat e grupeve politike, Avdyl Aliu (LDK) dhe Bujar Nevzati (PDK), thanë se buxheti duhet të prezantohet eksluzivisht nga Kryetari i Komunës, ndërkaq theksuan se janë zvogëluar investimet kapitale krahasuar me vitet paraprake, për të shtuar se është bërë planifikim i padrejtë, pasi sipas tyre, janë paraparë investime në vetëm 13 fshatra.

Këtij konstatimi i është kundërpërgjigjur shefja e grupit të këshilltarëve të VV-së, Krenare Latifi – Kqiku, duke thënë se mbështesin plotësisht këtë propozim buxhet të prezantuar, për të cilin tha se është në interes të qytetarëve të Gjilanit, për realizimin e shumë projekteve në të mirë të komunitetit në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Gjilanit.

Ndërkohë, kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar përmirësimin e vendimit për pagesën e shujtave për shërbyesit civilë, ku është caktuar burimi i financimit, të cilin e ka arsyetuar Ilmi Limoni, në emër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Planin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajit (2025-2030), të cilin e ka prezantuar Kushtrim Ibrahimi, drejtor i Shërbimeve Publike, deklaratën mbështetëse kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, e sponsoruar nga nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, vendimin për shpalljen “Qytetar Nderi” për shkrimtarin Ibrahim Kadriu, sikur edhe raportin e Komisionit për emërtimin e rrugëve.

Kuvendarët e Gjilanit, kanë shtyrë për një seancë tjetër edhe raportin gjashtëmujor të punës së kryetarit, raportin financiar janar-qershor 2025 dhe raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin.

Ndryshe, në këtë seancë kanë kontribuar edhe asambleistët, Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Krenare Latifi – Kqilku, Arbër Musliu, Muhadin Haziri, Nazim Gagica, Rijad Elezi, Ismajl Kurteshi, Imran Haziri, Latif Maliqi e Blerim Haziri, të cilëve u janë përgjigjur drejtorët komunalë, Ali Arifi, Kushtrim Ibrahimi dhe Arbenita Sopi-Haziri, dhe udhëheqësi i sektorit të buxhetit në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Ilmi Limoni./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.