“Takimet me qytetarët e Gjilanit sonte i vazhduam bashkë me kandidatin e listës sonë fituese për Asamble, Kushtrim Ibrahimin”, ka thënë Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së.
Hyseni tha se në këto katër vjet kanë realizuar projekte madhore dhe kanë bërë punë konkrete që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve tanë, nga infrastruktura e re e deri te shërbimet më cilësore për secilën familje.
“Me mbështetjen e jashtëzakonshme më 12 tetor, do ta vulosim fitoren e radhës për një Gjilan që ecën përpara”, ka thënë Alban Hyseni.