Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » ZKA-ja mbajti punëtorinë e radhës në Gjilan në kuadër të nismës për bashkëpunim me mediat lokale
Lajme Lokale

ZKA-ja mbajti punëtorinë e radhës në Gjilan në kuadër të nismës për bashkëpunim me mediat lokale

adminBy adminSeptember 17, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë të martën në Gjilan mbajti punëtorinë rajonale me gazetarë “Rritja e bashkëpunimit me mediat lokale për transparencë dhe llogaridhënie publike”. Punëtoria pati për qëllim rritjen e bashkëpunimit me mediat lokale dhe informimin e gazetarëve mbi proceset e auditimit.

Në hapje të punëtorisë, Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se Zyra Kombëtare e Auditimit është e përkushtuar për avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe rritjen e bashkëpunimit me media dhe qytetarët. Ky bashkëpunim ka rol kyç në rritjen e ndërgjegjësimit publik për menaxhimin e parasë publike. Z. Halilaj foli edhe për mandatin kushtetues dhe ligjor të Auditorit të Përgjithshëm dhe të ZKA-së, për rolin, misionin dhe vlerat, si dhe për llojet e auditimeve ku në detaje prezantoi proceset e auditimit.

Në emër të Misionit të OSBE-së, Fatmir Zylfijaj përshëndeti pjesëmarrësit duke theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve dhe mediave lokale.

Ndërsa drejtuesit e departamenteve të auditimit për komuna, Lavdim Maxhuni, Blerina Krasniqi dhe Blerim Kabashi prezantuan rezultatet e auditimit për komunat e regjionit të Gjilanit.

Gazetarët ndanë përvojat, pritjet dhe nevojat e tyre në raportim mbi çështjet e auditimit dhe qeverisjes publike. Fokusi i tyre ishte te auditimet e nivelit lokal, bashkëpunimi i ZKA-së me auditorët e brendshëm, rëndësia e opinioneve të auditimit, masat ndëshkuese për mos zbatim të rekomandimeve, etj. Po ashtu gazetarët adresuan sfidat me të cilat ballafaqohen që kryesisht kanë të bëjnë me mungesë të mjeteve financiare dhe mungesë të stafit.

Në mbyllje të punëtorisë, Udhëheqësja e Departamentit për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj, theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me qëllim të informimit të drejtë, rritjes së transparencës në institucionet publike si dhe qeverisjes që i përgjigjet qytetarit./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

By adminOctober 16, 2026

Shkruan: Isuf Bajrami Ka momente në histori kur e kaluara nuk mbetet më në…

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026

Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.