Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Komuna e Vitisë ka pranuar një donacion,- aparaturën e mamografit digjital nga kompania “Medika”
Shendetesi

Komuna e Vitisë ka pranuar një donacion,- aparaturën e mamografit digjital nga kompania “Medika”

adminBy adminSeptember 12, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në një ceremoni të veçantë, Komuna e Vitisë ka pranuar sot një donacion me rëndësi të madhe për shëndetin e qytetarëve – aparaturën e mamografit digjital, dhuratë nga kompania “Medika”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili falënderoi kompaninë donatore për kontributin e dhënë dhe theksoi se parandalimi i sëmundjeve të rënda nuk mund të bëhet pa pajisje adekuate.

“Ky donacion do të ndihmojë jashtëzakonisht shumë, pasi aparatura e mamografit është jetike për diagnostikimin dhe parandalimin e hershëm të sëmundjeve”, ka thënë Haliti.

Në shenjë mirënjohjeje për këtë gjest fisnik, kryetari Haliti ndau mirënjohje për udhëheqësit e kompanisë “Medika”, Arbër Ukelli dhe Ardian Merovci, të cilët morën pjesë në ceremoni.

Po ashtu, edhe drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, ndau një mirënjohje për kompaninë “Medika”, duke theksuar se kjo aparaturë do të lehtësojë punën e mjekëve dhe do t’u përgjigjet kërkesave të shumta të qytetarëve për kontrolle.

“Kemi pasur një mungesë të madhe për këtë lloj aparature dhe kërkesa të shumta nga pacientët, prandaj ky donacion është shumë i mirëpritur”, u shpreh Kadolli.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e kompanisë “Medika” deklaruan se këtë vit kanë përzgjedhur komunën e Vitisë për të përfituar donacionin, duke shtuar se mbështetja e sektorit shëndetësor është pjesë e angazhimit të tyre shoqëror.

Ky donacion pritet të ndikojë ndjeshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në komunën e Vitisë, duke i mundësuar qytetarëve qasje më të shpejtë dhe më të sigurt në kontrolle parandaluese./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mbi 95 mijë vizita mjekësore për gjashtë muaj të këtij viti në QKMF të Gjilanit

August 12, 2026

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana: Mbi 68 mijë kontrolle për gjashtë muaj, Pediatria e re dhe Hemodializa moderne po ndryshojnë shërbimet

August 5, 2026

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës

July 14, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.