Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » U mbajt mbledhje përkujtimore për profesorin Nexhat Rexha
Lajme Lokale

U mbajt mbledhje përkujtimore për profesorin Nexhat Rexha

adminBy adminSeptember 12, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini” është mbajtur mbledhje përkujtimore për profesorin e gjeografisë Nexhat Rexha, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Gjilan.

Profesori Nexhat Rexha mbi katër dekada kishte punuar në arsim e puna e tij është çmuar lart nga kolegët dhe udhëheqës arsimorë.

Jeton Rexhepi, drejtor në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini”, tha se me pikëllim të thellë sot ndahemi fizikisht nga profesor Nexhat Rexha, profesori ynë, miku e kolegu ynë; njeriu i përkushtuar për edukimin e arsimimin; njeriu i drejtë e kryengritës; burri i jashtëzakonshëm që gjithmonë reflektonte dijen, urtësinë në komunikim, maturinë e kryengritjen kur kërkogej; burri e profesori që gjithmonë ngjasonte me trashëgiminë më të mirë të shqiptarëve dhe na e sillte atë si vazhdimësi të qenies tonë, transmeton kryelajmi.

“Profesor Nexhat Rexha ishte profesor për të gjithë ne me njohuritë e këshillat, me qëndrimin e vendosur dhe modelin që ofronte si njeri e edukator. Na e impononte autoritetin e tij sepse i tillë ishte gjithë jetën, dhe gjithë ne shihnim modelin si duhej të ishim”, tha drejtori Jeton Rexhepi që shtoi se në këtë moment ndarjeje fizike, ta mundim dhembjen, duke qenë falënderues që e patëm në mesin tonë; që na priu para e që e kishim pas; që e kishim në anën e djathtë e në anën e majtë; që na mbushte me qenien e tij kudo pranë nesh. Trashëgimia e profesorit Nexhat mbetet e pavdekshme, prandaj ndarja fizike sot, nuk duhet të na thej. Ju si familjarë e ne si miq duhet vazhduar të ecim në rrugën që na e ka mësuar; bashkë me profesorin tonë, bashkë me më të mirën që e ka mbjell në ne! I përjetshëm qoftë kujtimi për profesor Nexhat Rexhën! Përkulje e nderim punës së jashtëzakonshēm; të pikëlluar me ndarjen e krenarë që e njohëm, që e patëm, që do ta kemi.

Shpend Nuhiu, drejtor i Arsimit në Gjilan ka theksuar se po i jepet lamtumira profesorit shumë të dashur Nexhat Rexha, i cili mbi 40 vite ia kushtoi edukimit dhe dijes. Nuhiu tha se profesori Rexha e deshi profesionin me pasion, ai la gjurmë të pashlyeshme dhe ishte model i edukatës, andaj kujtimi për të do të mbetet i gjallë dhe i pashlyeshëm.

Ismajl Kurteshi, ish-drejtor i Arsimit në Gjilan, tha se është shumë e vështirë të flasësh për profesorin Nexhat rexha, një profesor e pedagog i mirë. Ai ishte shembull se si duhet punuar me nxënës e ai do të mbetet në mendjet tona si profesor e qytetar i nderuar. Profesori Nexhat Rexha ishte shembull i përkushtimit, andaj t’a ruajmë kujtimin për profesor Nexhatin e t’a qojmë në vend amanetin e tij.

Sami Hoxha, ish-drejtor në Gjimnazin Shoqëror ‘’Zenel Hajdini”, tha se kjo ditë është ditë dhembjeje e krenarie. Nexhat Rexha ishte një profesor i mirë e i vyeshëm, atdhetar, me traditë familjare e me një karakter të fortë njerëzor të fuqishëm, transmeton kryelajmi.

“Profesori Nexhat Rexha diti të jetë i afërt me të gjithë. Ai ishte model për zhvillimin e kurrikulës së re, një njeri i kompletuar, i cili la një bagazh të paçmuar”, tha ish-drejtori Sami Hoxha.

Në emër të familjarëve u falënderua djali i profesorit Nexhat Rexha, Amiri. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e premte) me drekë në Varrezat e fshatit Bresalc të Komunës së Gjilanit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

By adminOctober 16, 2026

Shkruan: Isuf Bajrami Ka momente në histori kur e kaluara nuk mbetet më në…

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026

Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.