Kryetari i LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror dhe deputet në Kuvendin e Republikës, z. Lutfi Haziri, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rexha, me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Nexhat Rexha.
Në telegramin e tij ngushëllues thuhet me sa vijon:
“E nderuara familje Rexha,
Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar, Nexhat H. Rexha, figurë e shquar e arsimit në Gjilan, i cili ia kushtoi jetën dijes dhe edukimit të brezave.
Kontributi i tij mbi katër dekada në formimin e gjeneratave do të mbetet vlerë e përhershme dhe trashëgimi e çmuar për qytetin dhe arsimin tonë. Profesor Rexha do të kujtohet gjithmonë si simbol i përkushtimit, urtësisë dhe humanizmit në shërbim të dijes.
Në këto momente të dhimbshme, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e tij!”/GJILANI INFO/


