Policia e Kosovës njofton se kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas raportit ditor të sajë, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhë kohore nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Ndërkaq, përgjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1 mijë 921 gjoba trafiku, si dhe janë arrestuar 16 persona, e prej tyre 9 i ka dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


