Arbër Ismajli, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Dega në Gjilan, njëherësh edhe kandidat për kryetar komune, në zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë se Gjilani është i të gjithëve, dhe se ësht është këtu për secilën familje.
“Bashkë mund ta bëjmë Gjilanin tonë një vend të mundësive më të mëdha, e një qytet të cilin e aspiron çdo familje! Dhe zëri juaj ka rëndësi dhe vetëm bashkë mund ta ndryshojmë Gjilanin tonë!”, ka thënë ai.
Ismajli ka thënë se ky vend është shtëpia jonë, është vatra jonë dhe është bekimi jonë duke thirrur që së bashku të angazhohen për vlerat njerëzore dhe dinjitetin e pastër qeverisës!/GJILANI INFO/


