Në tërë territorin e Kosovës janë shqiptuar 2 mijë e 567 tiketa gjobitëse ndaj ngasësve të automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin dhe rregullat në trafik, gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije sot Policia.
Të njejtat autoritet njoftojnë edhe për 83 aksidente trafiku që kanë ndodhur për të njejtën periudhë kohore.
Ndërkaq, bëhet e ditur se 1 aksident ishte me fatalitet, 30 raaste me të lënduar si dhe 52 aksidentet tjera me pasoja materiale.
Së këndejmi, thuhet se janë arrestuar 21 persona, prej tyre 15 janë dërguar në mbajtje, përgjatë të njëjtës kohë./GJILANI INFO/