“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se Komuna e Kamenicës është zyrtarisht anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare Mayors for Peace, me seli në Hiroshima të Japonisë”, ka thënë kreu i kominës së Kamenicës.
Sipas tij,sot, nga Kryetari i Qytetit të Hiroshima-s, z. Matsui Kazumi, është pranuar zyrtarisht certifikatën e anëtarësimit.
“Kjo organizatë globale, me mbi 8,400 qytete anëtare nga 166 shtete dhe rajone, ka për mision ndërtimin e një bote pa armë bërthamore, forcimin e solidaritetit ndërqytetas dhe promovimin e paqes e zhvillimit të qëndrueshëm. Anëtarësimi i Kamenicës është një hap i madh që na vendos në hartën e qyteteve paqedashëse të botës”, ka thënë ai.
Rahimaj ka thënë se ndihet krenar që Kamenica bëhet një nga komunat e para në Kosovë që i bashkohet kësaj nisme globale, duke forcuar profilin e saj ndërkombëtar dhe duke dërguar një mesazh të qartë: paqja është themeli i zhvillimit dhe emancipimit tonë shoqëror.
“Shpreh mirënjohjen time për Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Japoni, z. Sabri Kiçmari, si dhe për stafin diplomatik për kontributin e tyre që Kamenica të bëhet pjesë e këtij rrjeti global, krah për krah me qytetet e botës” ka theksue kryetari i Kamenicës./GJILANI INFO/


