“Ikja e parakohshme e Kemajlit, mbetet humbje e madhe për ne si familje, për shkencën të cilës ia kushtoj jetën, dhe kontributet që dha në dobi të vendit dhe familjes…”, ka thënë Ismajl Kurteshi ndër tjera me rastin e dyvjetorit të ndarjes së vëllait Kemajlit nga kjo botë.
Në profilin e tij Facebook për vëllain Kemajlin, që ndërroi jetë para dy vitesh pas një sëmundje që ia rrënoi shëndetin, por që i rezistoi stoikisht, Ismalj Kurteshi, ka shruar këto fjalë dedikuese:
Sot po bëhen dy vite nga ndarja fizike e vëllait tim, Kemajl Kurteshi.
Ikja e parakohshme e Kemajlit, mbetet humbje e madhe për ne si Familje, për shkencën të cilës ia kushtoj jetën, dhe kontributet që dha në dobi të vendit dhe familjes..
Dhembja, si pasoj e mungesës sate do të na përcjell tërë jetën Kemajl.
Veprat dhe rruga jetësore që e ndoqe janë burim i ngushëllimit për ne.
Pusho i qetë vëlla Kemajl./GJILANI INFO/


