Me dhimbje të madhe është varrosur sot, Greta Kryeziu, Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale në varrezat e fshatit Roganë të Kamenicës.
Të ndejrës iu dha lamtumira e fundit nga familjarët, kolegët dhe qytetarët nga komuna e Kamenicës dhe jo vetëm nga kjo komunë.
Vdekja e sajë në moshë të re, ka prekur thellë jo vetëm zemrat e familjes Kryeziu, familjarëve, të afërmëve, por edhe të gjithë atyre që e njohën.
E ndjera me angazhimin e saj u dëshmua si një vajzë e përkushtuar dhe profesioniste, si në sferën politike në AAK të ciliit subjekt politik i përkiste, poashtu edhe në institucionin të cilin e udhëhiqte, në Drejtpronë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale në Kamenicë.
Greta ishte dhe do të kujtohet si një shembull i respektit, dashurisë dhe përkushtimit për njerëzit./GJILANI INFO/


