Një punëtor që po punonte në objektin e kompanisë, në rrugën “Metush Krasniqi” të qytetit në Gjilan, ka ardhur deri te kontakti me rrymën elektrike, e që pastaj edhe është alivanosur, ka njoftuar sot Policia.
Fillimisht atij iu është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan, e mandej është transferuar në QKUK-Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit, i njejti është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/


