Është arrestuar një person i dyshuar në Viti, pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave.
Për rastin ka njoftuar Policia e cila ka thënë se zjarri është lokalizuar me intervenimin e njësitit të zjarrfikësve.
E, për të dyshuarin, njoftohet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të jet liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/


