Në rrethana ende të panjohura është përfshirë nga zjarri lokali, pronë e një personi në Gjilan, ka njoftuar sot Policia.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë duke dalur në vendin e ngjarjes për të fikur zjarrin.
Për fat të mirë thuhet se nuk kishte të lënduar, porse bëhet me dije se janë shkaktuar dëme materiale.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe eksperti i zjarreve, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rrethanat e këtij rasti./GJILANI INFO/


