Në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Lladovë të Gjilanit, ka pësuar lëndime trupore një këmbësor 43 vjeçar, bëri me dije sot togeri Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë nga Rajoni i Gjilanit.
Sipas tij, njoftohet se i njejti ishte goditur nga një automjet dhe pas lëndimeve trupore që kishte marrë në këtë aksident ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Megjithatë, edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për ta nxjerrur nga sutuata në të cilën ishte, i njejti ka ndërruar jetë, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai tha se lidhur me këtë rast, njësitet e trafikut poilicor të Rajonit të Gjilanit, janë duke i udhëhequr hetimet./GJILANI INFO/


