Një qytetar nga Zhegra e Gjilanit ka raportuar në Polici për zhdukjen e vajzës së tij, që nga e hëna e kësaj jave.
Ai ka thënë, se nuk di për vendin se ku ndodhet ajo, deri në ditën kur ka raportuar për rastin, e që i bie se ishte ditë e mërkure.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, rast ky i cili tashmë vazhdon të hetohet./GJILANI INFO/


