Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Gjilan, pasi që për shkak të një borxhi kishte kanosur me armë një person tjetër, njofton Policia.
Bëhet e ditur se nga i njëjti është sekuestruar arma e mbajtur pa leje me një karikator dhe tetë fishekë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/


