Dy persona të dyshuar me një veturë e kanë sulmuar fizikisht një person dhe pastaj ia kanë marrë një shumë parashë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur, bëhet e ditur sot nga Policia.
Njoftohet se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë dhe se rasti është duke u hetuar./GJILANI INFO/


