Aktivisti e njëherit edhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjës VETËVENDOSJE! Qendra në Gjilan, Abdyl Kurteshi e njëherit edhe afarist i suksesshëm, e që vie nga një familje atdhetare, ka bërë me dije sot, se tashmë është pjesë e listës garuese për Asamblenë Komunale në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.
“Kam kënaqësinë të iu njoftoj se do të jem pjesë e listës garuese për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka thënë ai.
Kurteshi ka premtuar se do të jet zëri i arsyes për qytetarët e Komunës së Gjilanit.
Tutje ai ka thënë se përkushtimi dhe angazhimi i tij do të fokusohet në mirëqenjen e qytetarëve dhe të mirën e komunës dhe se nuk do të bëjë dallime partiake në mandatin që pret për ta fituar.
Abdyl Kurteshi pret që të mbështetet kandidatura e tij, dhe që të i jepet besimi./GJILANI INFO/


