Kjo ngjarje ka shkaktuar humbje të mëdha për familjen, por edhe ka shkaktuar lëndime të mëdha emocionale.
Në vend ngjarje ka dalur për të shikuar nga afer pasojat dhe për të vizituar fermerin dhe familjen e tij kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. E, kryetari Haliti ishte i shoqëeruar nga Komandanti i Policisë, si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Bujqësisë.
Reagimi i menjëherëshëm kishte për synim për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmën e parë në terren.
Kryetari i Komunës së Vitisë ka shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për fermerin dhe familjen e tij.
“Komuna e Vitisë do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve dhe për të siguruar që familja të mos mbetet vetëm në këtë situatë të rëndë”, ka thënë ai.
Ndërkaq ka falënderuar njësinë e zjarrfikësve për reagimin e shpejtë, që bëri të mundur shpëtimin e jetës së një gruaje të familjes, duke parandaluar një tragjedi edhe më të madhe./GJILANI INFO/






