Raporti i fundit prej 24 orësh nga Policia e Kosovës, bëri me dije se në këtë periudhë kohore nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet.
Por, njoftohet se janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 55 të tjera me dëme materiale.
Nga ana tjetër, Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar 2 mijë e 471 gjoba trafiku.
Nndëkaq thuhet se për 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 19 persona, prej të cilëve 16 janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/


