Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Pensionohet Avni Hoda udhëheqës i Zyrës Ligjore në Kamenicë
Lajme Lokale

Pensionohet Avni Hoda udhëheqës i Zyrës Ligjore në Kamenicë

adminBy adminJuly 19, 2025Updated:July 19, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

I rrethuar nga kolegët dhe familjarët, në një ceremoni përshëndetëse pas 25 vjetësh punë në administratën komunale, sot është pensionuar udhëheqësi i Zyrës Ligjore, Avni Hoda.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në fjalën e tij përshëndetëse, tha se kontributi i udhëheqësit Avni ka qenë tejet i rëndësishëm në shumë procese kyçe.

“Prania e kolegëve dhe familjarëve flet më shumë se çdo fjalë e jona për axhën Avni, i cili sot gëzon ditën e pensionimit. Rrallëherë mërzitem kur dikush del në pension, por për persona si ai është e vështirë, sepse kanë kontribuar shumë për institucionin dhe tash e kanë kohën për të shijuar jetën me familje. Puna e axhës Avni ka qenë shumë e rëndësishme, sepse aty ka filluar gjithçka, por në shumë raste edhe janë ndalur shumë gjëra, falë tij, për të mos gabuar,” tha Kryetari Rahimaj, duke shtuar se çdo vendim i nënshkruar nga ai është përgatitur nga Avniu, i cili kurrë nuk ka hezituar t’i kryejë detyrat.

“Axha Avni ka pasur edhe një rol jashtë detyrës së punës – ku shumë të rinj i ka këshilluar, ka nxitur debat dhe ka ndarë me ta përvojat më të mira të punës. Tamam si një zyrtar i ndershëm që dëshiron ta shpërndajë dijen me të tjerët. Nuk është e lehtë të diskutoje me të, sepse zakonisht thoshte ‘nuk bën kjo’, e ne si udhëheqës shpeshherë dëshirojmë t’i bëjmë të gjitha. Por axha Avni shumë gjëra që mund të kishin pasoja i ndalonte. Andaj sot e përfundon mandatin e tij në mënyrë të ndershme – dhe kjo është për t’u vlerësuar, por edhe për t’u mërzitur që po i ndajmë rrugët. Në emër timin dhe të Zyrës së Kryetarit, i dëshiroj jetë të shëndetshme pranë familjes,” përfundoi Kryetari Rahimaj.

Udhëheqësi i Zyrës Ligjore, Avni Hoda, në fjalën e tij falënderoi të gjithë të pranishmit për bashkëpunimin.

“Gjej rastin t’i falënderoj Kryetarin për kohën që gjeti për të qenë pjesë e kësaj ceremonie. Falënderoj edhe shefin e kabinetit për organizimin, si dhe të gjithë ju. Rrugëtimi im në administratën komunale prej 25 vjetësh e dy muaj përfundon sot. Të punosh 25 vjet dhe të dalësh me sukses në pension, besoj se është vlerë për mua, për organizatën ku kam punuar, dhe për shoqërinë në të cilën jetoj. Të punosh në administratë, mendoj që kërkon përkushtim, sinqeritet dhe mbi të gjitha profesionalizëm. Së bashku me kolegët kemi arritur t’i kryejmë të gjitha detyrat që na janë dhënë nga drejtuesit, pa hezituar. Ndoshta kemi pasur ndonjëherë vërejtje, por gjithmonë i kemi përfunduar me kohë,” tha ai, duke shtuar se nga sot do të jetë një qytetar që do ta përcjellë punën e komunës.

“Kryetar, unë sot e përfundova punën time, por do të jem pranë jush, tash si qytetar, duke ju vëzhguar. Ju dëshiroj suksese juve dhe administratës komunale. Ju falënderoj për respektin që më keni bërë sot – ua kthefsha me të mira,” përfundoi ai me shumë emocion.

Një fjalë rasti mori edhe udhëheqësi i Zyrës së Auditimit në komunë, Ismet Ahmeti, i cili ndau përvojat që kishte pasur me udhëheqësin Hoda.

“Kam pasur nderin ta filloj punën një ditë para Avnisë, dhe e them me shaka – tërë këto vite kemi debatuar për këtë ditë pune, se cili është punësuar më herët. Por Avniu, pasi u punësua si zyrtar në financa, kontribuoi shumë me aktvendimet mbi taksat komunale. Më pas ishte menaxheri i parë i Zyrës së Tatimit, dhe pastaj udhëheqës i Zyrës Ligjore, ku dha kontribut të madh me punën e tij të palodhshme. E falënderoj për bashkëpunimin dhe i uroj pensionim të mbarë, duke i dëshiruar shumë shëndet pranë familjes,” tha ai.

Në shenjë falënderimi për kontributin e tij të palodhshëm, Kryetari Rahimaj i ndau një mirënjohje dhe një letër.

Gjithashtu, ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të Zyrës së Burimeve Njerëzore, Shuajb Lakna, i ndau një letër mirënjohjeje, duke e falënderuar që në fillimet e punës së tij, udhëheqësin Hoda e kishte një mësues të shkëlqyer.

Familjarët e tij, të emocionuar, i dedikuan një letër falënderuese për gjithçka që ka bërë për ta dhe për punën e tij./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029

June 26, 2026

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026
Mos humbni
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

By adminJune 27, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së…

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026

Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.