Drejtoresha e Zuvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, ka marr pjesë në panelin e organizuar nga OSBE lidhur me dhunë ndaj grave në politikë dhe jetën publike.
Drejtoresha Leka në këtë panel ka theksuar rëndësinë e marrjes së veprimeve të duhura dhe politika konkrete për dhunën ndaj grave.
“Ishte kënaqësi dhe përgjegjësi të jem pjesë e panelit të organizuar nga OSBE, përkrah deputeteve dhe përfaqësueseve të institucioneve, ku diskutuam për dhunën ndaj grave në politikë dhe jetën publike, si dhe nevojën për veprim të strukturuar dhe të përbashkët.
Gjatë diskutimit, theksova veprimet e ndërmarra nga Komuna, tejet e lumtur që jemi thuajse e vetmja komunë me shumë praktika të mira sa i përket luftimit të kësaj dukurije, por kemi ende për të bërë..
Si Drejtoreshë për Ekonomi në Komunën tonë, si Kryesuese e Grupit të Grave të Komunës, dhe si Kryetare e Grave të Lëvizjes Vetëvendosje!, e ndjej të domosdoshme që këto çështje të mos mbeten vetëm në diskutime, por të pasohen me vendime, buxhetime të ndjeshme gjinore dhe politika konkrete.
Deklarata e përbashkët që kemi nënshkruar nuk është simbolike – për mua është një zotim institucional dhe personal, për një politikë gjithëpërfshirëse, ku gratë janë të përfaqësuara, të mbrojtura dhe të fuqizuara.
Një betejë pa kompromis për barazi dhe drejtësi”, ka thënë ajo./GJILANI INFO/





