Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryetari Haliti zhvillon takimin e parë publik me qytetarët e Vitisë
Lajme Lokale

Kryetari Haliti zhvillon takimin e parë publik me qytetarët e Vitisë

adminBy adminJune 27, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot takimin e parë publik me qytetarët, ku i ka informuar ata rreth punës së qeverisë komunale gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, si dhe për projektet dhe planet që parashihen të realizohen deri në fund të këtij viti.

Takimi nisi me një video-prezantim të përgatitur nga Plus Televizioni, ku u pasqyruan disa nga projektet e përfunduara në lokalitete të ndryshme të komunës, si dhe aktivitetet e zhvilluara nga institucionet komunale gjatë kësaj periudhe.

Në vijim, një raport të detajuar mbi të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë e prezantoi zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe janë realizuar një sërë projektesh në fusha të ndryshme, përfshirë ato të infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe mbështetjes për bujqësi.

Aliu vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me donatorët dhe organizatat vendore e ndërkombëtare, të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në realizimin e projekteve në komunën e Vitisë.

Kryetari Haliti, në fjalën e tij, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm të qytetarëve dhe partnerëve të tjerë institucionalë. Ai prezantoi projektet kryesore që janë realizuar në qytet dhe në të gjitha vendbanimet rurale të komunës, duke përfshirë asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e infrastrukturës shkollore dhe shëndetësore, investimet në furnizim me ujë të pijshëm dhe projekte të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Ne do të vazhdojmë me përkushtim të plotë për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Investimet që po bëjmë nuk do të ndalen, qoftë ato nga buxheti komunal, qoftë nga Bashkimi Evropian dhe organizatat tjera ndërkombëtare, të cilave u jemi falënderues për kontributin e tyre të çmuar,” theksoi kryetari Haliti.

Në pjesën e dytë të takimit, qytetarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, të shprehin shqetësimet e tyre dhe të japin sugjerime konkrete.

Ky takim publik vjen si pjesë e angazhimit të institucioneve komunale për transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.