Në Policinë e cila vepron në Komunën e Kamenicës është raportuar një rast i dhunës që ka ndodhur në një familje.
Sipas asaj, që është thënë në Polici, ishte një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve që i kishte paraprirë një kanosje nga burri ndaj bashkëshërtës së tij.
Njësitet policore, pas raportimit të rastit shkojnë në vend ngjarje për të kontrolluar shtëpinë e personit të dyshuar.
Gjatë këtij kontrollimi kanë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta me karikatorë, 250-fishekë cal-9×19 mm, dhe një pushkë gjuetie cal-8x57mm.
Personi i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe në konsultim me prokurorin, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia./GJILANI INFO/


