Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Hapet panairi i punimeve artizanale dhe produkteve ushqimore tradicionale në Gjilan
Lajme Lokale

Hapet panairi i punimeve artizanale dhe produkteve ushqimore tradicionale në Gjilan

adminBy adminJune 13, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe organizatën OJQ “Gruaja Hyjnore” hapën panairin tradicional për nder “15 qershorit Ditës së Çlirimit të Gjilanit” në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”.

Ky aktivitet mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit.

Në hapje të panairit, ishin nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drrjtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani drejtori për Bujqësi Bajram Isufi, ai Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, ai për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani dhe zyrtarë tjerë.
Në panair po ekspozohen prodhimet vendore të punuara nga gratë ndërmarrëse.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se ky panair domethënës, i cili shënon jo vetëm përvjetorin e çlirimit të komunës sonë – një moment historik që përherë do ta kujtojmë me krenari – por edhe fuqizimin e vazhdueshëm të ekonomisë lokale dhe të grave në shoqërinë tonë.

Ajo shtoi se kjo, është dëshmi se kur institucionet dhe shoqëria civile bashkëpunojnë, rezultatet janë të prekshme, konkrete dhe të qëndrueshme.

“Sot, ne nuk po festojmë vetëm çlirimin nga një e kaluar e dhimbshme – por po festojmë edhe një të ardhme më të ndritur: një të ardhme ku prodhimet vendore, zejet tradicionale, inovacioni bujqësor dhe fuqizimi i grave zënë vendin që meritojnë”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja, shtoi se panaire të tilla nuk janë thjesht aktivitete festive – ato janë një platformë për zhvillim ekonomik, për bashkëpunim mes prodhuesve dhe konsumatorëve, për promovimin e punës së ndershme dhe cilësore, dhe për afirmimin e potencialit të jashtëzakonshëm që ka komuna jonë.

“Le ta shfrytëzojmë këtë panair për të njohur më mirë produktet vendore, për të mbështetur prodhuesit tanë dhe për të inkurajuar sidomos gratë dhe të rinjtë që të vazhdojnë të besojnë në fuqinë e punës dhe të ndërmarrësisë”, tha Morina Bunjaku.

Ndërsa drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Enver Shabani, tha se panairi ka për qëllim prezantimin e punimeve artizanale si veshje kombëtare, produkte ushqimore tradicionale të punuara dhe të gatuara nga gratë ndërmarrëse si dhe produktet e prodhimeve bujqësore të fshatrave të Komunës së Gjilanit.

Ndërsa drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, tha se ky panair me produkte vendore, do të jetë tre ditor dhe ka karakter promovimi./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

By adminOctober 16, 2026

Shkruan: Isuf Bajrami Ka momente në histori kur e kaluara nuk mbetet më në…

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026

Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.