Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë vizituar punimet e rrugës “Hamdi Kurteshi”, gjatë qëndrimit të tij, dje, në Gjilan.
Ndërkaq është njoftuar nga kryetari Hyseni për rëndësinë e kësaj rruge, detajet e projektit dhe për punimet që po zhvillohen aty e që janë afër përfundimit.
Siç dihet, vlera e projektit për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” kapë shifrën prej 2.4 milionë eurosh.
Kryetari iKomunës, Alban Hyseni, ka thënë se nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, priten që të finalizohen gjatë muajve të verës./GJILANI INFO/







