Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Sërish shtyhet për një seancë tjetër raporti i punës së kryetarit, raporti financiar për vitin fiskal 2024 dhe raporti financiar janar-mars 2025
Lajme Lokale

Sërish shtyhet për një seancë tjetër raporti i punës së kryetarit, raporti financiar për vitin fiskal 2024 dhe raporti financiar janar-mars 2025

adminBy adminMay 30, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi i Komunës Gjilanit, në mbledhjen e pestë të rregullt nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, e cila ka vazhduar edhe të premten pasi ishte në ndërprerë dje  derisa po raportonte kryetari i Komunës, Alban Hyseni për raportin janar-dhjetor 2024, sërish ka shtyrë për një seancë tjetër raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, raportin vjetor financiar për vitin fiskal 2024 dhe raportin financiar janar-mars 2025, pasi partitë opozitare, të cilat përbëjnë shumicën në Kuvend, nuk pranuan të diskutojnë për këto pika në mungesë të kryetarit Hyseni dhe drejtorëve komunalë.

Ndërkaq, kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e KKSB-së, vendimin e fundit të konsoliduar në kuadër të Komisionit për emërtimin e rrugëve, sikurse edhe pagesën e shujtave për punëtorët e administratës komunale për vitin 2024, derisa kanë shtyrë për seancën e radhës plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për ndarjen e bursave, miratimin e vendimit të Komisionit vlerësues për fatkeqësitë natyrore, raportin e Komisionit për vlerësimin e figurave, e diskutimin rreth menaxhimit të mbeturinave.

Kurse, gjatë prezantimit para asambleistëve, të enjten, kryetari Hyseni theksoi se raporti pasqyron përkushtimin e palëkundur për të realizuar objektivat e premtuara dhe për të ndërtuar një komunë më të zhvilluar e të përparuar.

“Ky vit ka qenë një periudhë intensive pune dhe bashkëpunimi, gjatë së cilës kemi ndërmarrë hapa konkretë për të përmirësuar cilësinë e jetës në çdo lagje e fshat. Në këtë raport paraqiten arritjet kryesore që tregojnë angazhimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kryetari Hyseni, ndër të tjera, teksa ka përmendur realizimin e projekteve komunitare

për secilën drejtori, veç e veç.

Në anën tjetër, opozita, e cila e përbën shumicën në Kuvend (LDK, PDK, AAK) ka shfaqur kritika të shumta për këto dy raporte, duke thënë se në aspektin financiar ka papajtueshmëri dhe mospërputhje në disa çështje mes raportit të kryetarit dhe raportit financiar, përderisa, asambleistët e pozitës (VV) e kanë përgëzuar kryetarin Hyseni për raportin e prezantuar për vitin 2024 dhe për investimet e realizuara, duke thënë se ka arritur t’i realizojë të gjitha premtimet.

Paraprakisht, të enjten, Kuvendi nuk e ka futur në rend dite kërkesën e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, për formimin e Komisionit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave, sikurse as kërkesat e drejtorëve komunalë, Ali Arifi e Enver Shabani, për Rregulloren për taksa dhe densitet në Drejtori të Urbanizmit, përkatësisht për miratimin e strategjisë për zhvillim ekonomik lokal, për faljen e borxheve të taksave komunale 2000-2019 dhe lirimin nga ngarkesa e taksës komunale për vitin 2025, pasi opozita e cila e përbën shumicën, ka votuar kundër.

Ndërkaq, plotësimi dhe ndryshimi i Rregullores 04/20020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale, është shtyrë për një seancë të jashtëzakonshme e cila do të mbahet më 4 qershor (10:00), pasi opozita është arsyetuar se materiali dhe drafti kanë ardh pak minuta parafillimit të seancës, pretendim të cilin e ka kundërshtuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni, duke thënë se nuk qëndron arsyetimi për vonesë, sepse debatet dhe diskutimet kanë filluar nga secila drejtori, njësi e zyre, veç e veç.

Në këtë seancë kanë dhënë kontributet e tyre me pyetje, kërkesa e rekomandime edhe asambleistët, Avdyl Aliu, Nazim Gagica, Bujar Nevzati, Gentrit Murseli, Krenare Latifi Kqiku, Arbër Musliu, Ismajl Kurteshi, Latif Maliqi, Muhadin Haziri, Sami Ahmeti, Gresa Avdiu, Arbër Musliu e Ramiz Ramadani, Ekrem Kryeziu, të cilëve u janë përgjigjur kryetari Hyseni dhe drejtorët komunalë, Hekuran Rapuca, Kushtrim Zeqiri, Bejtulla Osmani, Kushtrim Ibrahimi e Shpend Nuhiu.

Seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila është mbajtur për dy ditë radhazi, më 29 dhe 30 maj, është transmetuar drejtpërdrejt në formatin livestream në faqen zyrtare të Komunës dhe në mediat lokale./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029

June 26, 2026

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026
Mos humbni
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

By adminJune 27, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së…

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026

Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.