Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan, ka realizuar një donacion për organizatën HANDIKOS, duke dhuruar aparate për përgatitjen e kafesë për nevojat e zyrës së tyre lokale.
Donacioni është dorëzuar nga koordinatori i degës së Shoqatës “Bereqeti” në Gjilan, z. Iljaz Mustafa, si shenjë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.
Organizata HANDIKOS falënderon përzemërsisht Shoqatën “Bereqeti” për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm./GJILANI INFO/


