Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…

May 30, 2026

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…
  • Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut
  • Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së
  • Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton 10 zotimet kryesore
  • Vetëvendosje: N’Velekincë ja qesin pikën!
  • Hyseni: Mbështetje për biznese që fuqizojnë rininë dhe sjellin standarde evropiane në Gjilan
  • Policia në Gjilan paralajmëron shoferët: Gjoba deri në 500 euro për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes
  • Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»U themelua Këshilli i Mirëbesimit të Fakultetit të Shkencave Sociale në UP “Kadri Zeka”
Lajme Lokale

U themelua Këshilli i Mirëbesimit të Fakultetit të Shkencave Sociale në UP “Kadri Zeka”

adminBy adminMay 22, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u mbajt takimi për themelimin e Këshillit të Mirëbesimit të Fakultetit të Shkencave Sociale, me pjesëmarrjen e gjerë të përfaqësuesve nga institucione të ndryshme publike, arsimore, ekonomike dhe të shoqërisë civile.

Në takim morën pjesë Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, stafi i fakultetit, drejtorë të shkollave të mesme nga komunat e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës, përfaqësues të zyrave për integrim evropian në këto komuna, përfaqësues të bizneseve, organizatave të shoqërisë civile, si dhe studentë.

Takimin e hapi Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, i cili tha se themelimi i Këshillit të Mirëbesimit është një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes së drejtpërdrejtë të Fakultetit të Shkencave Sociale me nevojat e komunitetit dhe tregut të punës, duke krijuar raporte bashkëpunimi që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve tanë. Dekani Prof. Asoc. Dr. Selim Daku tha se qëllimi i themelimit të Këshillit të Mirëbesimit është krijimi i një mekanizmi bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet Fakultetit dhe faktorëve të jashtëm me rëndësi, për të orientuar zhvillimin akademik drejt kërkesave reale të tregut të punës dhe nevojave të komunitetit.

Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, falënderoi të pranishmit, derisa theksoi rëndësinë strategjike të themelimit të Këshillit të Mirëbesimit. Rektori tha se ky Këshill do të shërbejë si urë ndërlidhëse për ide, projekte dhe zhvillime të përbashkëta. . Njëherësh Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku,  tha se Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në forcimin e lidhjeve me komunitetin dhe akterët relevantë dhe se themelimi i  këtij Këshilli është dëshmi konkrete e vizionit tonë për një arsim më funksional, të lidhur ngushtë me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike në nivel lokal dhe kombëtar.

Në kuadër të këtij takimi, u formua edhe struktura udhëheqëse e Këshillit të Mirëbesimit të Fakultetit. Për kryesues të Këshillit u zgjodh z. Migjen Fazliu, ndërsa për koordinatore u zgjodh znj. Fatlume Behluli.

Pjesëmarrësit përshëndetën nismën dhe theksuan gatishmërinë për të kontribuar në një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe produktiv, që do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe në përgatitjen më të mirë të studentëve për sfidat profesionale.

Këshilli i mirëbesimit do të funksionojë si trup këshillimor joformal që do të mblidhet në mënyrë periodike për të diskutuar zhvillimet arsimore, nevojat e tregut dhe mundësitë për bashkëpunim konkret ndërmjet fakultetit dhe aktorëve të jashtëm./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Njoftim nga Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan

May 29, 2026

Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica

May 23, 2026

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

May 22, 2026
Mos humbni
Zgjedhjet 2026

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…

By adminMay 30, 2026

“Gjatë qëndrimit në Gjilan, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila,…

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton 10 zotimet kryesore

May 29, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…

May 30, 2026

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.