Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Në UP “Kadri Zeka” u mbajt sesioni reflektues me fokus integrimin e Inteligjencës Artificiale në Arsimin e Lartë
Lajme Lokale

Në UP “Kadri Zeka” u mbajt sesioni reflektues me fokus integrimin e Inteligjencës Artificiale në Arsimin e Lartë

adminBy adminMay 21, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” të Gjilanit u mbajt një sesion reflektues me fokus në integrimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në proceset e mësimdhënies, mësimnxënies dhe kërkimit shkencor në kuadër të projektit EDUFAIR, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+ për Ngritjen e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë.

Ky sesion u moderua nga Prof. Assoc. Dr. Selim Daku, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, dhe nisi me fjalën përshëndetëse të Prof. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori Dërmaku theksoi rëndësinë e projekteve ndërkombëtare si EDUFAIR për përparimin e arsimit të lartë dhe përgatitjen e universiteteve për sfidat e transformimit digjital dhe integrimit të Inteligjencës Artificiale në proceset akademike.

Prezantimi i rezultateve të vizitave studimore në universitetet partnere evropiane ULSIT dhe UNISALENTO u bë përmes lidhjen online nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, Prof. Dr. Dukagjin Leka, njëherësh koordinator i projektit EDUFAIR. Prorektori Leka ndau rezultatet konkrete nga vizitat në ULSIT dhe UNISALENTO dhe theksoi domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie të qëndrueshme për integrimin e AI në universitet, duke përfshirë nevojën për qasje praktike dhe të përshtatura për secilin institucion.

Ndërkohë, në fjalën e saj Prof. Ass. Dr. Afërdita Ibrahimi, Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, dha një perspektivë teknike dhe akademike mbi rolin që mund të ketë fakulteti  në zbatimin e AI në proceset mësimore dhe kërkimore, duke theksuar potencialin e fuqizimit të stafit dhe studentëve përmes teknologjisë.

Sesionin reflektues vazhdoi me reflektim mbi praktikat Evropiane, ku në lidhje online nga ekspertja e SCiDEV Erisa Proko, e udhëhoqi diskutimin përmes një sërë pyetjesh kyçe që synonin të nxisnin reflektim dhe bashkëndarje përvojash nga pjesëmarrësit, duke përfshirë atë se si mund të zbatohen njohuritë e marra në mësimdhënie dhe kërkim, sfidat për integrimin e AI në universitete, paraqiti gjendjen aktuale të zhvillimit institucional dhe zona ku kërkohet përmirësim, synimet afatshkurtra dhe afatgjata për integrimin e AI, mundësitë për bashkëpunim dhe ndarje të burimeve dhe ndau rekomandime se si mund të nxirren për ndërtimin e një udhërrëfyesi konkret për integrimin e AI.

Projekti EDUFAIR  ka për qëllim të avancojë arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor përmes integrimit të AI-së në mënyrë etike dhe të qëndrueshme, duke ndërtuar kapacitete reale për përballimin e sfidave të epokës digjitale. Ai synon gjithashtu të forcojë lidhjen midis arsimit të lartë dhe tregut të punës, në mënyrë që studentët dhe stafi akademik të pajisen me njohuritë dhe aftësitë më të kërkuara.

Në përmbyllje, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan Prof. Dr. Dukagjin Leka përmblodhi diskutimet dhe theksoi hapat e ardhshëm, përfshirë hartimin e një raporti përmbledhës dhe udhërrëfyesi strategjik që do të shërbejë si bazë për integrimin efektiv të AI në universitetet partnere.

Ky sesion u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një qasje të përbashkët dhe praktike për transformimin digjital të arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon, duke vendosur Universitetin “Kadri Zeka” në një pozicion udhëheqës në këtë proces. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

By adminOctober 23, 2026

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i periudhave me diell dhe…

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.