Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje-Lagjja jote, vendimi yt, dëgjimi publik ka vazhduar me banorë të fshatit Livoç të Epërm, në shkollën “Vatra e Diturisë”.
Në këtë takim me banorët ishin drejtoresha e Administratës Arbenita Sopi Haziri, drejtori i Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi dhe ai për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Bekim Salihu.
Banorët e këtij fshati kanë dhënë këto propozime për projekte për fazën e dytë të votimit:
1. Rregullimi i terrenit sportiv.
2. Parku në lagjen e Muhaxherëve.
3. Parku në lagjen e re.
Më 28 maj do të ketë proces të votimit për projektin e lagjes. /GJILANI INFO/





