Në Kosovë kanë ndodhur 67 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 2133 gjoba trafiku, për 24 orë, bëhet e ditur sot nga Policia e vendit.
Sipas statistikave zyrtare policore, njoftohet se 26 prej rasteve të aksidenteve janë me lëndime dhe 41 vetëm me dëme materiale.
Nga ana tjeter, bëhet me dije arrestimi i 21 personave, dërgimit i 16 personave ne mbajtje dhe një personi në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/


