Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Një delegacion i UP “Kadri Zeka” po qëndron në vizitë zyrtare në Itali për projektin EDUFAIR
Lajme Lokale

Një delegacion i UP “Kadri Zeka” po qëndron në vizitë zyrtare në Itali për projektin EDUFAIR

adminBy adminMay 7, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka dhe anëtarja e Këshillit Drejtues në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica, së bashku me një delegacion të këtij universiteti, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Lecce, Itali, në kuadër të projektit EDUFAIR.

Ky projekt, i financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, ka si qëllim avancimin e cilësisë së arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor përmes integrimit të Inteligjencës Artificiale në mësimdhënie, të mësuar dhe kërkim shkencor.

Gjatë ditës së parë dhe të dytë të punimeve, delegacioni mori pjesë në diskutime të thelluara mbi rolin dhe ndikimin e Inteligjencës Artificiale në arsimin bashkëkohor dhe proceset e të nxënit. Një shembull i rëndësishëm u prezantua nga Universiteti i Salentos, i cili tashmë ka filluar të implementojë përdorimin e IA në mësimdhënie, duke adresuar aspekte ligjore dhe etike të këtij procesi.

Dita e tretë e punimeve u fokusua në mbledhjen e Steering Committee të projektit EDUFAIR, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë që ofron Inteligjenca Artificiale për të ardhmen, si dhe ndikimi i saj në kërkimin shkencor. Një pjesë e veçantë e diskutimeve iu kushtua zhvillimeve të fundit në Bashkimin Evropian dhe Italinë, me fokus në etikën dhe të drejtat që lidhen me përdorimin e teknologjive të avancuara.

Kjo përvojë e vlefshme ka ofruar mundësinë për të kuptuar më nga afër se si universitetet evropiane po integrojnë teknologjitë moderne në proceset akademike dhe administrative. Po ashtu, ka hapur mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe institucioneve partner, duke përfshirë aplikime për projekte të përbashkëta me Universitetin e Salentos, si dhe nisma të tjera që do të zhvillohen në të ardhmen.

Projekti EDUFAIR – “Advancing quality higher education in the Western Balkans through facilitating AI integration in Teaching, Learning and Research”, është një nismë e rëndësishme që mbështetet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian. Ky projekt përfshin partnerë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe Italia, dhe ka për qëllim avancimin e arsimit të lartë në rajon përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale./GJILANI INFO/ 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.