Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
  • Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
  • Sonte më prit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Përkujtohet dëshmori Safet Rexhepi
Lajme Lokale

Përkujtohet dëshmori Safet Rexhepi

adminBy adminMay 7, 2025Updated:May 7, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Safet Rexhepi, udhëheqës komunal të Vitisë, të prirë nga nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të dëshmorit në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Me këtë rast, u kujtua me nderim dhe respekt kontributi i madh i Safet Rexhepit për lirinë e vendit, duke theksuar se sakrifica e tij është udhërrëfyes për brezat e rinj.

Po ashtu, në këtë ditë u mbajt edhe një manifestim përkujtimor në shkollën fillore në Zhiti, e cila mban emrin e dëshmorit Safet Rexhepi. Në këtë ngjarje morën pjesë nxënës, mësimdhënës, përfaqësues komunalë dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, tha se ruajtja e kujtimit për dëshmorët është detyrë qytetare dhe institucionale.

Ai përgëzoi shkollën për punën edukative dhe përkushtimin për të mbajtur gjallë kujtimin për Safet Rexhepin, i cili dha jetën për lirinë që sot e gëzojmë.

Ai tha se e di që në këtë ditë familjarët kanë dhimbje, por se duke kujtuar të gjitha sakrificat për liri, janë falë gjakut të atyre që dhanë jetën për të, prandaj kjo është edhe një ditë krenarie.

Manifestimi u përmbyll me aktivitete kulturore dhe artistike, të përgatitura nga nxënësit e shkollës, që pasqyruan ndjenjat e respektit dhe krenarisë për figurën e dëshmorit./GJILANI INFO/

 

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

By adminJuly 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur gjashtë…

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.