Në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Rexhepi, është pensionuar pas një periudhe të gjatë pune, mbi 33 vite në shërbim të qytetarëve, Znj. Mejreme Rexhepi, teknike e dhëmbëve.
Duke dhuruar mirënjohje dhe disa fjalë rasti, drejtori Dr. Basri Kamberi çmoi lartë profesionalizmin dhe karrieren e saj, gjerësa Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë
Dr. Taulant Ramadani tha se Znj. Mejreme mbetet një prej personaliteteve të shquara të institucionit, qysh nga fillimet e saj të karrierës në vitin 1983 e tutje, këto karakteristika nga të cilat kanë reflektuar që i gjithë stafi shëndetësor.
Mirënjohje ndau edhe kryeinfermierja Violeta Mustafa Hasani.
Znj. Mejreme Rexhepi, i kushtoi një jetë të tërë profesionit, jo vetëm si teknike por edhe gjatë periudhës së saj të mëhershme si kryeinfermiere e Shërbimit të Stomatologjisë, duke u siguruar që kontributi i saj të mbetet në memorien e gjithë secilit nga ne.
Duke e falënderuar për kontributin e gjatë, korrektësinë e urtësinë, i urojmë shëndet e mirëqenie në kapitullin e saj të ri!/GJILANI INFO/







